
Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës përmes një komunikate për media ka thënë se presion po bëhet edhe ndaj kryetarit të kësaj sindikate, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë siç thanë ata me postime të rrejshme, raporton Gazeta10.
“Këshilli Qendror Grevist i SBASHK-ut, ua përcjell në vazhdimësi tani e 13 ditë rrjedhën e grevës në institucionet arsimore ku ka vërejtur se ditët e fundit ka presione të vazhdueshme ndaj kryetarit të SBASHK-ut z.Jasharaj, duke u munduar ta shantazhojnë e etiketojnë me postime të rrejshme, pastaj përgatitja e tentim sulmit fizik gjatë vizitës së tij që u bëri grevistëve”, thuhet në komunikatë.
Ata i bën thirrje prindërve që të mos bëjnë presion dhe të heqin dorë nga thyrja e grevës, e këtë presion ta drejtojnë kah qeveria.
“Ju bëjmë apel prindërve që edhe përkundër që numri është i vogël që tentuan me nxënës ta thyejnë grevën me presion ndaj grevistëve, që të heqin dorë nga kjo metodë, sepse në këtë formë në asnjë mënyrë greva nuk mund të ndërpritet. Presionin ta orientojnë drejt Qeverisë duke kërkuar zgjidhje për të filluar punën institucionet arsimore”, thuhet në komunikatë./Gazeta10.