Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Schneeberger: Çdo herë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës për vizat

Gazeta10
13 October 2022 - 18:35

Këshilltarja lokale e EU-së, Kati Schneeberger, ka reaguar pas lajmit se Franca e ka kushtëzuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo përmes një postimi në rrjetin social Twitter, ka thënë se cdo herë po dalin arsyetime të reja për ta vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës, raporton Gazeta10.

“Çdo herë arsyetime të reja për të vazhduar diskriminimin ndaj Kosovës. Kësaj here është ETIAS, që do të lidhet me procesin e liberalizimit. Kjo nuk duhet të vazhdojë kështu”, ka shkruar Schneeberger./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.