
Gjykata Speciale ka shkuar në pauzë në seancën ndaj Salih Mustafës që është duke u zhvilluar sot, raporton Gazeta10.
Mbrojtja e viktimave në rastin e gjykimit të Salih Mustafës po jep deklaratën përmbyllëse në Gjykatën Speciale në Hagë.
Deri më tani mbrojtja e viktimave ka akuzuar Salih Mustafën për akuzat me të cilat ngarkohet si dhe ka shpalosur disa dëshmi të dëshmitarëve që janë pjesë e këtij procesi.
Në seancës e djeshme ndaj Salih Mustafës është kërkuar burgim me 35-vjet. Ai aktualisht është në qendrën e paraburgimit në Hagë. / Gazeta10