
Ali Sefaj nga Këshilli Grevist i BSPK-së, ka kërkuar shkarkimin e Ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe zëvendësit të saj, Dukagjin Popovcit.
Sefaj ka thënë se shteti nuk ka kohë të humbë, andaj duhet të fillojë reforma në arsim, transemton Gazeta10.
“Reforma në arsim duhet të filloj me shkarkimin e Arbërie Nagavcit dhe Dukagjin Popovcit. Nuk kemi kohë me humbë si shtet as shoqëri.
SBASHK duhet ta mbeshtes reformen që garanton rritje të cilesisë, depolitizim, ndërrim kurrikule, tekste bashkohore, hapsira dhe kabinete moderrne, trajnime për mësimdhënës, shpërblime dhe ndeshkime.
Reformë të mirëfilltë, jo tendencë dhe hakmarrje!”, ka shkruar ai./Gazeta10