
Ali Sefaj nga Këshilli Grevist ka thënë në Prime Time se për 9 vite ka ndihmuar partinë e kryeministrtit, Vetëvendosje.
Sefaj madje ka thënë se ka qenë edhe i regjistruar në partinë në pushtet, shkruan Gazeta10.
“Unë e kam ndihmuar VV-në për 9 vite. Kam qenë i regjistruar. Unë mendoj që kur të mbërrijmë në një fazë, duhet ta ndihmojmë dikë që sistemi të shërohet. Unë ndjenjë keqardhje kur duhet të ballafaqohemi. Kur lëndohemi i themi gjërat që s’duhet. Por, duhet ta kemi një minimum të komunikimit”, tha Sefaj në Prime Time. /Gazeta10