Gazeta10

Sesioni pranveror u karakterizua me mungesë kuorumi e dështim të seancave

Raport: Gentiana Gashi

Kuvendi i Kosovës është kritikuar për dështimin e shumë seancave si dhe mungesë të kuorumit.

Monitoruesit e punës së kuvendit, thonë se partia në pushtet do të duhej të ishte më produktive, shkruan Kanal10/

Eugen Cakolli nga Insituti Demokratik i Kosovës, ka thënë se përkundër kësaj, gjatë sesionit pranveror ky institucion ka arritur të përmbush 2/3 e agjendës legjislative.

“Në kuptim të numrave kjo legjislaturë qëndron shumë më mirë sesa legjislaturat paraprake, kryesisht edhe për shkak të faktit se shumica parlamentare ka një numër të konsiderueshëm të deputetëve dhe është e konsoliduar”, thotë Cakolli.

Ndonëse e sheh si hap pozitiv miratimin e rregullores së re të Kuvendit, Cakolli ka thënë se ajo do duhej t’i parashihte edhe sanksionet për deputetët që mungojnë në seanca.

Kurse, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, kanë theksuar se Kuvendi me Qeverinë nuk kanë pasur bashkëpunim të mirëfilltë.

Ehat Miftaraj nga ky insitut ka thënë se se është përgjegjësi e koalicionit qeverisës që të sigurojë të paktën shumicën e thjeshtë në Kuvend

“Kuvendi ka pasur hapësirë shumë më të madhe për të funksionuar në mënyrë të mirëfilltë, me vetë faktin se kemi një numër të madh të seancave të dështuara për mungesë të kuorumit dhe që partia në pushtet ka një shumicë solide në Kuvendin e Kosovës dhe do të thotë se për ligje të thjeshta i kanë pasur numrat, kjo thuajse nuk ka ndodhur në shumë seanca që deputetët kanë munguar me apo pa arsye”, u shpreh ai.

Legjislativi ka përmbyllur punën e sesionit pranveror në javën e parë të gushtit. /Gazeta10

NË FOKUS

1200x-1
Kina akuzon Avdullah Hotin dhe disa deputetë se “ia shkelën sovranitetin territorial”
336590720_790074042536912_216558726298789015_n
Xhaka shënon gol në Serbi ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
VV
Pas Haki Abazit, nga nesër një tjetër deputet largohet nga Vetëvendosje
337527776_571608834975762_7782847739163049324_n
“Statuja e Skënderbeut do vendoset në Zvicër”, skulptori zbulon kush e porositi
337560741_254666503557563_1469925085196788437_n
Madhështore, Jakaj sypatrembur mposht serbin, Nikolic
337522536_775644390325669_3041257559273154626_n
Agim Ademit i përkeqësohet gjendja pas ndalimit policor (Video)
FB_IMG_1679334303304-780x439
U bë virale në rrjetet sociale, flet zëdhënësja e “KRU Prishtina”, e cila me laps e letër ftoi konsumatorët ta shkarkojnë aplikacionin
USHTA1679844550
Pamje të rënda, si po digjen rusët brenda llogoreve në Ukrainë