
Hasan Shala, ish-kryetar i Gjykatës së Apelit ka reaguar pas deklaratave se korrupsioni në Kosovë do të fundoset me Albin Kurtin si kryeminister i vendit.
Shala në emisionin “Raport” të Kanal10 tha se konsideron se kjo e fundit është luftuar pak nga ekzekutivi i vendit.
“Ne as nuk e kemi filluar korrupsioni dhe as nuk kemi me e fundos, sepse korrupsioni është në krejt botën diku më pak e diku më shumë. Por gjithmonë pushtetarët e luftojnë korrupsionin. Sa i përket infrasktruktures ligjore ka ligje të mjaftueshme me të cilat mund të luftohet korrupsioni. Se a po luftohet nga ana e Qeverisë apo jo, unë konsideroj se shumë pak”, tha ai, raporton Gazeta10.
Tutje, sipas tij, sjelljet e kryeministrit Kurti po ngjasojnë me atë të militantit.
“Me këtë sjellje që e bën kryeministri nuk luftohet korrupsioni. Për me konfisku pasurinë ka ligje boll. Kjo po bëhet, aty këtu, por shumë pak. E kryeminsitri po sjellet si militant i VV-së, e jo si kryeminister”, shtoi ai. /Gazeta10/