
Ndeshja sportive mes Kosovës dhe Rumanisë e cila edhe u ndërpre si shkak i zhvillimeve brenda fushës, u përkufizua dje me një vendim nga UEFA, raporton Gazeta10.
Tri pikë i’u dhanë përfaqësueses së Rumanisë, duke pësuar kështu Kosova me zero pikë.
Se sa ishin të duhura veprimet e kapitenit, Amir Rrahmani dhe lojtarëve tjerë, Asdren Shala dha opinionin e tij.
“Vendimi erdhi si pasojë e një veprimi që e bën djemt tanë, nuk kisha dasht me paragjyku kapitenin Amir Rrahmanin aty sepse është adrenalina. Por nga ana tjetër, mendoj se lojtarët tanë nuk duhet me ra viktimë e një presioni publik. Publiku shqiptar i kontaminon futbollistët tanë para çdo ndeshje ku shqiptarët e kanë kontekstin historik me nacionalizëm të panevojshëm”, tha Shala.
Sipas tij, nacionalizmi në fushë po i bën me një mision tjetër, përveç asaj të lojës.
“Futbollistët tanë kur kontaminohen me kësi nacionalizma paraprakisht në fushë sa herë hyjnë, më shumë e kanë mision me kopju Adem Jasharin e Boletinin se sa Ronaldon e Mesin”, shtoi ai mes tjerash.