Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shatri, Çeku e Dugolli intervistohen në Komisionin Hetimor për Energji

Gazeta10
17 October 2022 - 19:38

Raportoi: Afërdita Lukaj

Tre ish-ministra janë intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022.

Ish ministri i Financave Haki Shatri është përgjigjur për mandatin e tij si ministër gjatë periudhës 2005-2007, ku theksoi se gjithë procesin e menaxhimit të ndërmarrjeve publike atëkohë e ka kryer UNMIK-u.

Ndërkaq i pyetur për kompetencat që ka pasur si ministër, ish ministri i Energjisë dhe Minierave Et’hem Çeku deklaroi se ishin në “bartje të kompetencave”.

Në këtë komision, deputeti i VV-së Arbër Rexhaj ngriti çështjen e importit të energjisë elektrike, ku tha se Kosova ka importuar rrymë prej kompanisë GEN në Slloveni e jo nga GEN-i i Beogradit.

Për këtë reagoi kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, i cili tha se për këtë çështje Komisioni do të informohet nga  ambasadori Martin Berishaj.

E i habitur për ftesën për të dëshmuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar është shprehur ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli.

Dugolli tha se pozita e tij në atë kohë si ministër i Tregtisë dhe Industrisë nuk ka të bëjë asgjë me sektorin e energjisë.

Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike vlen për periudhën 2006-2002./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.