Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Shihemi së shpejti”, Osmani rikujton se në Prishtinë do të mbahet Forumi për Gratë

Gazeta10
18 March 2024 - 9:33

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka rikujtuar se më 15 dhe 16 prill, Prishtina do të jetë nikoqire e përfaqësuesve nga rajoni dhe bota në Forumin Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.

Ajo ka ndarë një video në llogaritë e saj në rrjetet sociale, duke shkruar:

“Me mbi 100 panelistë në dhjetëra panele diskutimi me temën “Ridefinimi i Sigurisë”, edicioni i dytë do të fokusohet në parandalimin e dhunës seksuale gjatë luftës, si dhe garantimin e sigurisë për gratë dhe vajzat gjersa përballen me sfidat e shkaktuara nga ndryshimet klimatike”.

“Shihemi së shpejti”, ka shkruar presidentja Osmani. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.