Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shkollat shqipe të mbyllura në Kamenicë, komuna thirrje për studime në Turqi

Gazeta10
14 September 2022 - 21:26

Mësimi në Kosovë po hyn në javën e tretë që nuk mbahet si rezultat i grevës së mësimdhënësve të cilët po kërkojnë paga më të mira nga qeveria.

Megjithë takimet e fundit të sindikalistëve me kryeministrin Albin Kurti, zgjidhja nuk duket askund dhe shkollat po vazhdojnë të mbesin të mbyllura.

Teksa nxënësit shqiptarë janë në shtëpi, një komunë e Kosovës po bën thirrje për studime e bursa për 15 vjeçarët e Kosovës në Turqi, raporton Gazeta 10.

“Ftesë për aplikim për regjistrim në shkollat profesionale në Turqi” është postimi në Facebook i Komunës së Kamenicës.

“Drejtoria Komunale e Arsimit fton të gjithë nxënësit e interesuar që të aplikojnë për regjistrim në shkollat profesionale në Turqi. Kjo ftesë publike vije duke u mbështetur në memorandumin e bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës i nënshkruar nga Kryetari Kadri Rahimaj me Kryetarin e Komunes së Bursës Kemail Pasha për binjakëzimin e dy komunave dhe bashkëpunimin në disa fusha përfshirë fushën e arsimit” shkruan aty./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.