
Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza shfrytëzoi sot të drejtën për të votuar.
Fejza teksa u pa së bashku me familjen e saj në një qendër në Prishtinë, për televizionin Kanal10 tha se shpreson për një proces zgjedhor sa më të mirë e të rregullt.
“Po ndihem mirë, gjithë ky entuziazëm, gjithë kjo pjesëmarrje për një shpresë tonë të cilën e kemi të gjithë. Po shpresoj për gjëra më të mira. E përshendes gjithë Kosovën. Ka qenë shembull edhe për rajonin për zgjedhje të mira, uroj që të shkojnë sa më mirë“, tha ajo. /Gazeta10