Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shoferi e humb kontrollin, përfundon me veturë në lokal /VIDEO

Gazeta10
16 Maj 2024 - 17:36

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak çastesh në lagjen Vranjevc në Prishtinë.

Një veturë e tipit Gol6 ka dalë nga rruga duke u futur në lokal.

Gazeta10 ka siguruar pamje të veturës që ka përfunduar në një lokal afarist.

Dyshohet se mospërshtatja e shpejtësisë ka bërë qe shoferi të humbë kontrollin dhe të futet me veturë në lokal.

Në vend të ngjarjes ka dal edhe policia dhe po merret me rastin. Nuk raportohet për të lënduar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.