
Ka filluar sezoni i ri i emisionit “E premtja me Halilin” në televizionin Kanal10, i drejtuar nga humanisti Halil Kastrati.
Me fillimin e sezonit të ri të këtij emisioni, është bërë e ditur se “Shoqata Jetimat e Ballkanit”, kanë nisur ndërtimin e Qendrës Kryesore Familjare në Mitrovicë, transmeton Gazeta10.
Kastrati ka thënë se pas pamjeve të kësaj qendre, kanë marrë përsipër ndërtimin e një qendrje të re.
“Një qendër ku sadakaja ka peshë shumë të rëndë”, ka deklaruar ai shkurt./Gazeta10