
Dy analistët politik, Halil Matoshi e Blerim Gashi kundërshtuan njëri-tjetrin teksa flitej për ish-komandantin e luftës, Ramush Haradinaj, tashmë kryetar i partisë politike, AAK.
“Krejt e dimë, është hero kombëtar i këtij vendi, ndër meritorët më të mëdhenjë për liri por gjithashtu z.Haradinaj nuk e ka vetëm një identitet. E ka edhe identitetin partik politik. Aty matet me votë por edhe me kritikë“, tha Gashi.
Sipas tij, nuk është marre që edhe atij ti thuhet kritika ose edhe përgëzim rreth diçkaje të mirë. Sipas tij kjo duhet të ndodh mirëpo jo deri tek rastet kur i thuhet “njeri i Serbisë”.
“Gashi mos ekzagjero”, ishte reagimi i Matoshi i cili e bëri edhe një krahasim tjetër me kryeminsitrin aktual për termin e përdorur gjatë fushatës “Hajvan”.