Lajme

Shpërthen Gjinovci: Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë

Gazeta10
04 Tetor 2023 - 19:55

Analisti Rron Gjinovci ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama në lidhje me situatën në veri të Kosovës.

Gjinovci përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Rama duhet të shpallet non-grata në Kosovë, madje ka shtuar se për këtë i ka përmbushur të gjitha kriteret.

“Edi Rama i përmbushë të gjitha kriteret me shpallë NON GRATA në Kosovë.”, ka shkruar Gjinovci.

Ndryshe, gazeta prestigjioze britanike “Financial Times”, përkatësisht gazetari Marton Dunai, ka dalë me një sqarim, duke treguar se e kanë korrigjuar intervistën me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, në pjesën kur ka folur për Kosovën dhe tensionet në veri.

Gazeta britanike FT tashmë ka vënë sqarimin tek teksti kur Rama flet për “tokën e askujt”, duke sqaruar se e ka pasur fjalën për pjesën veriore të Republikës së Kosovës dhe jo për Kosovën.

“Ne e kemi ndryshuar këtë artikull për të sqaruar se kryeministri shqiptar Edi Rama po diskutonte problemet në veri të Kosovës, jo në të gjithë vendin”, ka shkruar gazetari i FT.

Rama për FT ka deklaruar se veriu i Kosovës është shndërruar në tokën e askujt ku të gjitha krimet kombinohen me nacionalizimin në rritje.

“Me kalimin e viteve “[Veriu i Kosovës] është bërë një tokë e askujt ku të gjitha llojet e krimeve kombinohen me nacionalizmin në rritje. Kufiri mes krimit dhe politikës është zbehur”, u shpreh ai për Financial Times. 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.