Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria bëhet pjesë e Mbrojtjes Civile të BE-së, Varhelyi: Një tjetër hap i madh

Gazeta10
19 November 2022 - 10:54

Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi e ka konsideruar një hap të madh anëtarësimin e Shqipërisë në Mekanizmin Evropian të Mbrojtjes Civile.

Varhelyi u shpreh se ky mekanizë, ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën e shumë vendeve.

“Një tjetër hap madhështor. Shqipëria u bë sot anëtare e EUCivPro , sistemit të menaxhimit të rrezikut të fatkeqësive. Në momente fatkeqësish, mund të mbështeteni në ndihmën e shumë njerëzve. Ky mekanizëm ka të bëjë me solidaritetin e vërtetë që ndihmon në përgatitjen dhe parandalimin e katastrofave pasi bashkon ekspertizën së bashku”, shkroi Varhelyi në Twitter.

Gjatë muaj pas kërkesës për antarësim, KE iu përgjigj pozitivisht Shqipërisë, shkruan Euronews Albania.

Në Tiranë. për firmosjen e marrëveshjes, mbërriti Komisioneri Evropian për Menaxhimin e Krizave, Janez Lnarcic./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.