Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqiptaro-amerikani Vedat Gashi humb në garën për Kongres, munguan edhe votat e shqiptarëve

Gazeta10
24 August 2022 - 12:16

Kongresisti Jamaal Bowman është zgjedhur për herë të dytë si kandidati i Partisë Demokrate për Distriktin 16 të Kongresit Amerikan.

Vota e ndryshimit mbeti e përçarë deri në fund dhe u penalizua me vota në garë edhe shqiptaro-amerikani, Vedat Gashi që po garonte në Distrktin 16.  

Në SHBA, është gjithmonë shumë e vështirë të rrëzosh një kongresist në fuqi. Boëman ishte një nga ato rastet e rralla kur mund të ndodhte. Mirëpo, Vedat Gashi dhe rivalët e tjerë nuk ishin shumë të njohur. Vonesa në përcaktimin e saktë të kufijve të zonës së re vonoi fushatën konkrete.

Sikurse raporton Illyria, Gashi kishte nevojë që të prezantohej dhe njihej më shumë nga votuesit dhe nuk pati kohë të mjaftueshme. Disa sindikata të fuqishme që komandojnë shumë vota nuk ishin të gatshme të ndërronin kongresist vetëm pak javë përpara votimit.

Kandidati shqiptaro-amerikan u dëmtua edhe nga fakti se nuk jetonte në distriktin ku po kandidonte. Kjo është gjithmonë një problem për politikanët që përdoret me sukses nga rivalët e tyre. Si mund të përfaqësosh një komunitet nëse nuk je pjesë e tij.

Gashi sigurisht është shumë i lidhur me këtë zonë, ku jetojnë masivisht shqiptarë dhe ku ka lidhje të forta të jetës së tij, por në sipërfaqe, ky fakt dëmtoi.

Distrikti është gjithashtu i shtrirë në një zonë në Bronx, ku Bowman ka shumë mbështetje. Ai mori 92% të votave aty. Shpresa për Gashin ishte në Ëestchester, por votat munguan.

Humbja e Gashit nxjerr në pah edhe kufijtë e ndikimit të komunitetit shqiptar, raporton Illyria. Ndonëse shqiptarët janë të shumtë në këtë zonë, ata janë relativisht një komunitet i vogël shumë pak prej të cilëve janë të regjistruar për të votuar. Në zona si këto gara reale është brenda Partisë Demokrate dhe shumica shqiptarëve edhe nëse votojnë nuk janë të regjistruar si anëtarë partie.

Dy kongresistë të tjerë që mbështeteshin nga shqiptarët, anëtarë të Kaukusit të Çështjeve Shqiptare, humbën dje në garat brenda partisë dhe nuk do të jenë më në Kongresin Amerikan, duke filluar nga 1 janari 2023: Carolyn Maloney dhe Mondaire Jones.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.