
Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje në Kosovë.
Siç bëhet e ditur në raportin 24 orësh të PK-së, tri raste të dhunës janë raportuar në Prishtinë, një në Ferizaj, një në Skenderaj dhe dy raste në rajonin e Prizrenit.
Këto janë të gjitha rastet:
DHUNË NË FAMILJE
Prishtinë 29.05.2023 – NN. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar kishte përdorur dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër shtetase e Shqipërisë. Viktima më 05.06.2023 e ka paraqitur rastin si dhe disa fotografi të lëndimeve të shkaktuara nga i dyshuari. Nuk raportohet për të arrestuar. Rasti në procedurë hetimore.
Prishtinë 03.06.2023 – 22:16. Me 05.06.2023 dy viktimat (nënë e djalë) kosovarë kanë raportuar se i dyshuari mashkull kosovar (bashkëshorti gjegjësisht prindi) ka ushtruar dhunë psikike ndaj tyre. Viktimat ndjehen të rrezikuar dhe në lidhje me rastin është njoftuar QPS-ja dhe mbrojtësi i viktimave. I dyshuari është kërkuar, por nuk është hasur nga policia. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë 05.06.2023 – 13:35. Viktima femër kosovare raporton për një mosmarrëveshje me bashkëshortin e saj mashkull kosovar. Palët e përfshira në rast janë intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë, rasti vazhdon të hetohet.
DHUNË NË FAMILJE
Ferizaj 05.06.2023 – 01:15. Raportohet se është arrestuar një i dyshuar i mitur mashkull kosovar pasi që i njëjti e kishte sulmuar fizikisht viktimën vëllain e tij të mitur, duke i shkaktuar lëndime trupore. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
DHUNË NË FAMILJE
Skenderaj 04.06.2023-17:45. Ankuesja femër kosovare (me të meta fizike) raporton se dy vajzat e saj të mitura të cilat kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer pasi që të njëjtat përmes telefonit janë duke i shkaktuar presion, dhunë psikike viktimës, duke i thënë se gjenden nëpër lokacione të ndryshme. Njëra nga të dyshuarat është sjellë në stacion policor dhe është intervistuar. Në konsultim me prokurorin rasti iniciohet si më lartë. Rasti është duke u hetuar
DHUNË NË FAMILJE
Prizren 05.06.2023-11:15. Raportohet se i dyshuar mashkull kosovar ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Palët e përfshira në rast janë intervistuar në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt.
DHUNË NË FAMILJE &LËNDIM I LEHTË TRUPOR