Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shtyerja e afatit për targat, Lajçak: Është vendim i kryeministrit, nuk e komentoj

Gazeta10
22 October 2022 - 16:13

I dërguari special i Bashkimit Europian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se çështja e shtyrjes së afatit për targat është vendim i kryeministrit Albin Kurti dhe të njejtën nuk e komenton, raporton Gazeta10.

Diplomati europian e ka konfrimuar se është diskutuar për këtë temë.

“Diskutuam për këtë çështje (për targat) dhe është vendim i kryeministrit, kështu që s’do ta komentoj këtë”, ka thënë Lajçak.

Lajçak ka thënë se takimi ka qenë serioz, i dobishëm dhe profesional.

 “Shumë e dobishme. Ne po përparojmë në diskutimin tonë, kjo është e gjitha çka mund të them në këtë pikë… Ishte diskutim serioz, i mirë, i dobishëm dhe profesional”, ka shtuar ai më tej. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.