
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, para Komisionit për Punë të Mbrendshme ka dhënë detaje për dialogun me Serbinë, raporton Gazeta10.
Bislimi ka përmendur edhe disa nga temat që ishin gjatë këtij takimi në Bruksel.
Një ndër temat kryesore ishte edhe takimi i radhës në mes të Kurtit dhe Vuçiq i cili ishte paraparë të zhvillohet me 22 prill të këtij viti.
“22 prilli është caktuar për takimin Kosovë-Serbi në Bruksel por më pas presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq është thënë se nuk mundet të udhëtojë në këtë datë”, tha ai.
Bislimi tha se ende nuk është caktuar një datë tjetër për këtë takim/Gazeta10