
Së paku dy nxënës janë goditur nga rryma në shkollën “Faik Konica”, raporton Gazeta10.
Gazeta10 ka kontaktuar me zëdhënësen e policisë së Kosovës Flora Ahmeti ku ka konfirmuar se dy nxënës janë goditur nga rryma dhe se personat janë dërguar në tretman.
“Rreth orës 10:30 kemi pranuar informatën se në rrugën “George Bush” në Prishtinë, dy persona (të mitur) janë goditur nga rryma elektrike. Personat janë dërguar për tretman mjekësor, ndërkohë që policia në koordinim me institucionet përkatëse po trajton rastin”, thuhet në përgjigjën e Policisë. /Gazeta10/