
Kryetari i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur rreth situatës në Zubin Potok pas sulmit terror në Banjskë.
Sipas tij, situata në komunën e Zubin Potok është e qetë edhe pse vendi ku ka ndodhur ngjarja është një trekëndësh në afërsi të tri komunave, raporton Gazeta10.
“Jemi vazhdimisht në kontaktë më organet e rendit, meqenëse situata në komunën e Zubin Potokut ka qenë e qetë, mirëpo vendi ku ka ndodhur ngjarja është një trekëndësh në afërsi të tri komunave ani pse graviton në komunën e Zveçanit lidhet lehtë përmes vargmaleve, nga videot po shihen se aty ka qenë qendra nga është paraparë shpërndarja e armatimit në komunat e tjera”, tha ai për Kanal10./Gazeta10