Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Skandal: Garda e FSK nderon në ceremoni ushtarët serbë që pushtuan Kosovën, nuk dihet kush dha urdhër!

Gazeta10
13 November 2022 - 23:24

Të premten e kaluar, me 11 nëntor, ka ndodhur një ngjarje që mund të konsiderohet si poshtërimi më I madh që i bëhet ushtarëve të FSK’së.

Garda Ceremoniale është dërguar në varrezat e krishtera në Dragodan për të nderuar 104-vjetorin e përfundimit të Luftës së Parë Botërore, të organuzuar nga Ambasada Gjermane dhe ajo Franceze, e ku ka marrë pjesë edhe Ministri I Brendshëm, Xhelal Sfecla, raporton Express.

Deri këtu krejtësisht në rregull.

Por, në të njejtin vend, Garda është vënë roje edhe tek varri i ushtarëve serbë që kanë rënë në Kosovë nga viti 1912-1918. Siç dihet, nga viti 1912, ushtarët serbë – që të premten i ka nderuar FSK – kanë vrarë dhe masakruar mijëra shqiptarë të Kosovës, duke pushtuar kështu Kosovën pas tërheqjes së ushtarëve osman.

“Këtu qëndrojnë eshtrat e ushtarëve të rënë serbë, që vdiqen në luftërat 1912-1918”, shkruan pllaka përkujtimore, kurse rreth këtij varri qëndrojnë ushtarët e FSK’së dhe krejt trupa diplomatike në Kosovë.

Mbetet mister se si dhe kush i dërgoi ushtarët e FSK’së në këtë aktivitet, e po ashtu se pse pranoi Ministri Svecla të marrë pjesë në këtë ceremoni. Mbase, për t’i nderuar Ambasadën Gjermane dhe atë Franceze, por siç dihet, gjermanët dhe francezët përkujtuan përfundimin e Luftës së Parë Botërore (1918), kurse lufta kishte filluar më 1914. Atëherë, pse nderohen ushtarët serbë të rënë në vitin 1912?

Sido që të jetë, në ceremoni, ambasadorët kanë folur për armiqësinë e dikurshme franko-gjermane dhe për partneritetin që sot e kanë këto dy vendek, duke e ndërlidhur këtë me historinë e dy popujve që jetojnë në Kosovë, shqiptarëve dhe serbëve.

Lufta e Parë Botërore filloi me 28 korrik 1914 dhe përfundoi me 11 nëntor 1918, me fitoren e bllokut të Antantës ku bënte pjesë Britania e Madhe, Franca dhe Rusia, NDAJ aleancës Tripalëshe, ku bënin pjesë Gjermania, Austro-Hungaria dhe Italia./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.