Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Skandali me rezervajit e vajit, policia zbarkon në pronat e sekserit Ridvan Muharremi (VIDEO)

Gazeta10
18 August 2023 - 8:37

Mëngjesin e sotëm Policia ka nisur një aksion në dy pjesë të Prishtinës. Aksioni raportohet se po kryhet në lokalin e shtëpinë e Ridvan Muharremit, i përfshirë në skandalin e vajit

Fillimisht, policia ka filluar një aksion në shtëpinë e Muharremit, për të vazhduar më pas në lokalin “Buk e zemër” që po ashtu është në pronësi të tij.

Përveç policisë, në aksion thuhet se po marrin pjesë edhe pjesëtarë të EULEX-it.

Muharremi akuzuar për keqpërdorime të shumta si dhe është i përfshirë në skandalin e aferës së “vajit”.

Pamjet e siguruara nga Infokusi, shihet një zyrtar teksa futet brenda lokalit dhe banesës së Ridvanit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.