Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Soma në Gërmi diskriminon në bazë të pamjes” – Qytetarja ankohet që nuk u lejua të futet në lokal

Gazeta10
24 July 2023 - 10:32

Një vajzë përmes një video në rrjetin social në Tik Tok është ankuar për diskriminim në restaurantin “Soma Slow Food” në Gërmi.

Ajo thotë se ajo dhe familja e saj u diskriminuan  vetëm në bazë të pamjes, përkatësisht veshjes që kishin të veshur.

“Jam shku bashkë me familje nuk ka lanë me hi arsyeja u kanë që nuk ka vende të lira, por na sy kemi dhe po e shohim që tavolina plotë sa dush ka pasur, nuk na thanë që është e rezervume, por që ska vende të lira hiç, që është një diferencë shumë e madhe”, ka thënë ajo.

“Menaxheri dhe ajo vajza  e cila rrin tek dera ana këqyren poshtë e nalt”,ka thënë  tutje ajo duke nënvizuar se u paragjykuan në në bazë të veshjës.

Kjo video në rrjetin social Tik Tok tashmë është bërë virale, si dhe në bazë të kësaj video vajza bën thirrje që të mos shkohet në Soma Flow në Gërmi e as në Soma Book Station në qendër të kryeqytetit.

Për më tepër, vajza e cila e denoncoi  këtë rasti të diskriminimit thotë se u ka shkruar edhe në Instagram, e që sipas saj e kanë gënjyer duke thënë se kanë një event, por që ajo sërish ka shkuar aty dhe e ka parë që vendi është i zbrazët.

@angjelinaahmeti Soma Slow Food in Prishtina discriminates & picks who their clients are based on looks. We weren't allowed inside because they 'are full' but the whole restaurant was empty. Only a few tables were taken. I've been a regular at Soma Book Station for over 5 years so I am shocked! They also had the audacity to tell me that coffee will be on the house next time I visit. I can afford to pay for my own coffee. I will never return. They just lost regular customers for over 5 years ✌🏼 They immediately responded to me on Instagram apologising & saying that it’s a ‘misunderstanding’ & that they’re fully booked for a business event so need to stop accepting customers to set up. This is a LIE, I went back 1 hour later to check & it’s still empty & no event 😂 I strongly suggest not visiting either Soma Slow Food or Soma Book Station because they don't deserve to have any clients. Disgusting behaviour. #somaslowfood #somabookstation #prishtina #perty #pertyshqip #ushqim #prishtinafood #fy #fyp #fypシ #fürdich #albanian #albania #albaniangirl #kosovo #kosova #diskriminim #🇽🇰 #prishtinacity ♬ original sound – Angjelina Ahmeti

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.