
“Prishtina Weather” ka njoftuar se sot pritet të mbaj mot me diell dhe vranësira kalimtare, shkruan Gazeta10.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në vlera të pranueshme.
Temperaturat do të lëvizin në fundjavë nga 15C në 18C minimalet, ndërsa maksimalet nga 31C deri në 33C.
Po ashtu “Prishtina Weather” ka dhënë informacione lidhur me erërat dhe shtypjen atmosferike.
Këtu keni njoftimin e plotë:
“Mot stabil, i nxehtë dhe kryesisht me diell edhe përgjatë fundjavës.
3.08.2022 – Mot i qëndrueshëm, kryesisht me diell dhe më i nxehtë po parashihet përgjatë pesë ditëve të ardhshme. Orëve të pasdites priten edhe zhvillime të vransirave të pakta lokale. Ditën e diel me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore, derisa ditën e hënë mund të ketë më shumë vransira pasdite, e vonë në mbrëmje ndonjë rrebeshe me bubullima krejt në perëndim të vendit.
Indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi do të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira, mirëpo orëve të pasdites vende-vende rritje do të shënojnë koncentrimet e ozonit sipërfaqësor që edhe shtynë indeksin të kaloj në vlera mesatare apo edhe të dobëta.
Nën kushte të kthjellimeve nivelet e rrezikut nga rrezet ultravjollce mbeten të larta dhe shumë të larta, ndaj orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
4.08 – Kryesisht me diell, më nxehtë.
5.08 – Më nxehtë, kthjellët dhe me diell.
6.08 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite me zhvillime të pakta të vransirave lokale.
7.08 – Mbetet nxehtë. Pjesërisht vranët, me mundësi për riga lokale shiu përreth viseve malore.
8.08 – Nxehtë, fillimisht kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët, e vonë në mbrëmje në perëndim të vendit mundësi për rrebeshe me bubullima.
Temperaturat në rritje deri në fundjavë, minimalet luhaten ndërmjet 15C e 18C, e maksimalet ndërmjet 31C e 33C, të shtunën lokalisht edhe deri në 35C.
Erërat frynë kryesisht nga veriu e verilindja, të lehta dhe mesatare 4-10m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht e lartë, më pas në rënie përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10