Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Spahiu ngre alarmin, plane ogurzeza për shtëpinë e Xhafer Devës

Gazeta10
31 August 2023 - 14:24

Analisti nga Mitrovica e Jugut, Nexhmedin Spahiu ka shprehur shqetësimin në lidhje me shtëpinë e veprimtarit, Xhafer Deva, ku sipas tij prona që gjendet afër shtëpisë së tij është shitur dhe frikohet që siç ka shkruar ai po duan ta “kurtalisin” shtëpinë e Devës.

“Ngjitur shtëpisë së Xhafer Deva ndodhet një lokal -rrënojë në truall prej 200 apo 250m2 pronë e një pjesëtari të komunitetit rom që banon në Gjermani që qysh para lufte e ka vënë në shitje. Te ministrat e kulturës Kujtim  Shala,  Kujtim Gashi e Hajrulla  Çeku  dhe kryetarët e komunës së Mitrovicës Bajram Rexhepi , Agim Bahtiri e më pas edhe te Bedri Hamza  kam insistuar me ngulm që kjo pronë të shtetëzohet dhe të shërbej si park i gjelbëruar pranë shtëpisë së Xhafer Deva”, ka shkruar Spahiu në rrjetin social Facebook.

Sipas tij asnjëri nga ministrat në fjalë nuk bëri gjë dhe tani ka marrë lajmin se këtë pronë e paska blerë në qytetar.

Ai ka shtruar pyetjen se  “A i jep ndonjë njeri me mendë në krye 200 -300 mijë euro për një rrënojë  kur e di që ligji  ndalon ndërtimin e çfarëdo objekti deri në distancë 50 m pranë objekteve të trashëgimisë kulturore.

“Jo. Ky person për me e ba këtë veprim duhet të ketë marrë garanci të forta nga ministria e nga komuna se do ta kurtalisin disi shtëpinë e Xhafer Deva”, ka shkruar Spahiu.

Reagimi i tij i plotë:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.