Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Spahiu: Veriu është territori i vetëm ku respektohet ligji, në jug po shkelet me të madhe

Gazeta10
25 July 2023 - 17:48

Në emisionin “Info10”, me gazetaren Gresa Bardhecaj, profesori Nexhmedin Spahiu duke komentuar fillimin e punës së policëve serbe ka thënë se ky është një sukses i shtetit dhe policisë së Kosovës që ka arritur të shtrijë rendin dhe ligjin në veri.

“Punësimi i policëve nga komunitetet pakicë e legjitimon pushtetin në veri të Kosovë”, ka thënë Spahiu.

Spahiu tutje tha se pjesa tjetër e Kosovës është më pak në funksion të ligjit dhe rendit sesa veriu.

“I vetmi territor i Kosovës ku respektohet rendi dhe ligji është veriu kurse në pjesën tjetër të Kosovës ligji po shkelet më të madhe”, ka thënë Spahiu.

Ai ka përmendur Ligjin mbi Urbanizëm, Ligjin për Kontrollin e Duhanit, Ligjin për Simbolet, si ligje që nuk janë duke u zbatuar. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.