
Profesori, Nexhmedin Spahiu ka shprehur shqetësimin për mosshpërfaqjen në masë të madhe të flamujve të Kosovës në fushatën zgjedhore të Lëvizjes Vetëvendosje.
Spahiu ka thënë se Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa duhet të ndërmarrë masa ndaj Lëvizjes Vetëvendosje për një veprim të tillë.
“Fakti që PZAP nuk reagon sepse në ligj shkrun nuk guxon me shpalos flamurin e Kosovës pak e flamurin e një shteti tjetër më shumë”, ka thënë Spahiu.
Sipas Spahiut, VV po i shkel parimet ligjore, ngaqë siç tha ai, të gjithë flamujt që po valviten në fushatën e tyre janë ata të Shqipërisë.
“Kur të shpaloset një flamur tjetër në Kosovë, duhet patjetër të jetë flamuri i Kosovës. Ne po flasim për parimet ligjore. Këtë po e shkel VV në tubimet e saj”, ka thënë Spahiu. /Gazeta10/