Gazeta10

Stoltenberg: KFOR-i do të forcohet me 700 ushtarë shtesë

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka treguar se në Kosovë do të dislokohen 700 trupa nga Forca Rezervë Operacionale për Ballkanin Perëndimor për në Kosovë.

Stoltenberg ka thënë se po ashtu do të vendoset në gatishmëri të lartë edhe një batalion shtesë.

Stoltenberg në një konferencë për media në Norvegji i ka bërë sërish thirrje Kosovës dhe Serbisë të marrin hapa konkret për ulje të tensioneve.

“Ne do të vazhdojmë të veprojmë sipas mandatit që buron nga OKB-ja. Ne kemi vendosur të dislokojmë 700 trupa shtesë nga Forca Operacionale Rezervë për Ballkanin Perëndimor. Po ashtu kemi vendosur në gatishmëri një batalion shtesë, që të zhvendoset nëse duhet. Këto janë hapa për të garantuar se KFOR-i ka forcën dhe aftësinë për të vepruar sipas mandatit që e ka. Dhuna kthen Kosovën prapa e po ashtu të gjithë rajonin. I vendos në rrezik aspiratat euroatlantike. Prishtina dhe Beogradi duhet të marrin hapa konkret për t’i ulur tensionet. Të frenohen nga veprimet e papërgjegjshme e të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja, që është rruga e vetme”, ka thënë Stoltenberg. 

Stoltenberg ka dënuar sulmin ndaj ushtarëve të KFOR-it në Zveçan të hënën, ku u lënduan 30 ushtarë.

“Ne e dënojmë sulmin e paprovokuar. Është e papranueshme dhe duhet të ndalet”, ka thënë Stoltenberg.

NË FOKUS

418182730_743633051288017_6642594476175055703_n
E dhimbshme: Kjo është gruaja që vdiq pasi u plagos me armë në Prishtinë, ishte kalimtare rasti
900-0-policia-naten-ne-shkoder-vrasje-972x579-1
E dhimbshme: Ky është i riu që u vra sonte në Prishtinë
Adriana-Matoshi-2-668x375-1
Adriana Matoshi në iftar me ish bashkëshortin dhe të birin
LAJMI-I-FUNDIT
Këta janë dy vëllezërit e dyshuar për vrasjen e rëndë në Prishtinë, ende në arrat
konf
Kështu nisi konflikti mes “Cucit” dhe vëllezërve Berisha që përfundoi me dy viktima në Kolovicë
850x600_ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-11619711563
Policia jep detaje për vdekjen e Triumf Feratit
vrasje
Dy meshkuj gjenden të pajetë në Prishtinë, policia jep detajet e fundit  
Tri
Personi që u gjet i vdekur në Gurrakoc është vëllai i kryetarit të Istogut