
Në emisionin “Mëngjesi me Arben Ahmetin”, është raportuar se në njërin nga konviktet e studentëve në Prishtinë nuk ka fare ujë të ngrohët, raporton Gazeta10.
Kjo ngjarje ka ndodhur në konviktin numër tetë, në të cilin është vendosur një njoftim se uji i ngrohtë do të vij nga ora 07:30, por megjithatë në një video që ka dërguar një student tregon se përsëri uji i nfrohtë nuk është lëshuar.
Nga Kanal10 kanë thënë se nesër do të shkojë një ekip për të raportuar për problemet më të cilat po përballen studentët e këtij konvikti./Gazeta10