Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sulmohet fizikisht ekipi i Nacionales në protestën kundër DokuFestit në Prizren (FOTO)

Gazeta10
11 August 2023 - 14:56

Sot pas xhumasë në Prizren është planifikuar të mbahej një protestë me fillim nga ora 14:00 në kundërshtim ndaj DokuFestit.

E ftuar nga kryeimami i BIK-ut në Prizren, protesta ishte “revoltë” ndaj përmbajtjes së Dokufestit. Ekipi i Nacionales, që ishte prezent për të përcjellur këtë protestë, është sulmuar fizikisht.

Gazetari Vullnet Krasniqi dhe kameramani, Arbër Latifi janë sulmuar fizikisht nga disa persona. Krasniqi ka informuar redaksinë e Nacionales se përveç sulmit ndaj ekipit në terren, janë goditur edhe kamera dhe mikrofoni i Nacionales.

Aktualisht ekipi i Nacionales është duke shkuar në stacionin policor në Prizren, për të denoncuar rastin e sulmit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.