Një qytetare nga Drenasi është sulmuar nga qentë endacakë rreth orës 05:25 teksa viktima po shkonte në punë, raporton Gazeta10.
Rastin për media e ka raportuar një familjare e viktimës, teksa njofton se gruaja që u sulmua nga qentë endacakë është duke marrë trajtim mjekësor.
Familjarët e saj rastin e kanë raportuar në polici dhe në komunë, por kjo e fundit nuk e ka marrë parasysh./Gazeta10.