Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla: Do ta zbatojmë me përpikëri vendimin e shkallëzuar për targat

Gazeta10
28 October 2022 - 18:06

Në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, është marrë vendim që të shkallëzohet procesi i konvertimit të targave nga ato ilegale në ato legale.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, tha se zbatimi i vendimit për targat do të nis më 1 nëntor, vetëm se do të shkallëzohen sanksionet, raporton Gazeta10.

Sipas Kurtit, nga 1 nëntori deri më 21 nëntor do të vlejë masa e qortimit, nga 21 nëntori deri më 21 janar do të jetë në fuqi masa e gjobitjes, dhe nga 21 janari deri më 21 prill do të ketë targa provuese.

Teksa, Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se ligji i ri sa i përket targave ilegale do të zbatohet me përpikëri duke filluar nga 1 nëntori./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.