
Ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla ka njoftuar se Policia e Kosovës ka arritur t’i arrestoj tre personat e dyshuar për sulmin fizik ndaj gazetarit Valon Syla.
Sveçla për këtë ka përgëzuar Policinë e Kosovës për siç tha përkushtimin dhe profesionalizimin duke ofruar siguri për të gjithë, transmeton Gazeta10.
Postimi i plotë:
Pas një pune intenzive të Policisë së Kosovës, tashmë janë arrestuar tre sulmuesit e gazetarit Valon Syla. Përgëzoj Policinë e Kosovës për përkushtimin dhe profesionalizmin që garanton siguri për të gjithë si dhe sundim të rendit dhe ligjit.