Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla për barrikadat: Nëse s’i largon KFOR-i i largojmë ne me kapacitete tona

Gazeta10
22 December 2022 - 18:53

Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, në një konferencë shtypi,  tha se barrikadat ne veri kanë humbur kuptimin duke shtuar se pritjes për t’i tërhequr barrikadat nga KFOR-i po u vjen fundi, raporton Gazeta10.

Sveçla ka thënë se nëse KFOR-i nuk e bën largimin atëherë kemi kapacitete për ta bërë vet.

“Presim që sa më parë të veprohet nga KFOR-i. U bënë 13 ditë dhe situata mbetet e njëjtë e madje është rënduar. Nëse kjo nuk ndodh, kemi kapacitete për ta bërë vet”, tha ai.

Tutje ministri i Brendshëm ka thënë se arsyeja e vendosjes së këtyre barrikadave është arrestimi i ish-policit Dejan Pantiq, duke treguar se kanë bërë kërkesë që ai të transferohet në qëndrat e paraburgimit.

“Gjendja e tij shëndetësore është e mirë dhe po merr trajtimin e duhur. Ne kemi bërë kërkesën te partnerët që ai të transferohet në qendrat e paraburgimit nga stacioni policor. Largimi i barrikadave do ta mundësonte transferimin e tij lehtë dhe sigurt”, deklaroi ai.

Ministri deklaroi se policia do ta zbatojë ligjin por ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët duke thënë se policia po qëndron në krye të detyrës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.