Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Szunyog: Sulmet e Qeverisë ndaj Prokurorisë minojnë pavarësinë institucionale

Gazeta10
02 March 2024 - 14:45

Shefi i zyrës BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka përmendur sulmet e Qeverisë në drejtim të Prokurorisë.

Ai tha këto sulme janë të papranueshme dhe se tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë dhe të njëjtët minojnë pavarësinë e institucioneve.

“Kohët e fundit, për fat të keq, kam vërejtur deklarata të qeverisë në media që sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Unë e kam kritikuar publikisht këtë, duke nënvizuar rëndësinë themelore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Sulmet që tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë, apo minojnë autoritetin e institucioneve janë të papranueshme dhe duhet të largohen”, tha a.

Sipas tij prokuroria duhet të jetë e hapur.

“Prokuroria është një pjesë e rëndësishme e shoqërisë, duhet të jetë e hapur dhe transparente. Për më tepër, prokuroria është pjesë e sistemit kushtetues, ku kompetencat e institucionit tonë janë të balancuara dhe të kontrolluara nga organe të tjera kushtetuese. Kjo është një ndërveprim i pavarësisë dhe llogaridhënies shërben si garanci për integritetin e sistemit juridik dhe të demokracisë. Përfundimi është se pavarësia kushtetuese nuk është privilegj, është përgjegjësi; përgjegjësi për të respektuar të gjitha aspektet e sistemit kushtetues dhe për të vepruar gjithmonë në interesin më të mirë të qytetarëve dhe shoqërisë”, shtoi Szunyog.

Këto deklarata ai i dha në fjalën e tij në konferencën vjetore të prokurorëve, ka deklaruar se ata luajnë një rol jetik në sistemin e drejtësisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.