
Deputeti i vetëvendosjes, Rashit Qalaj në emisionin “Raport me Naim Sadikun” ka rreth zhvillimeve të fundit në veri përkatësisht zgjedhjeve dhe bojkotit të tyre.
Ai ka thënë se shteti i Kosovës duhet të punojë që komunitetit serb t’ia bëjë më tërheqës vendin ku jetojnë, raporton Gazeta10.
“Situata në veri po vie dhe po bëhet çdo ditë e më e komplikuar, bojkoti i zgjedhjeve në veri flet shumë, ne si Qeveri e Kosovës duhet të punojmë shumë që ta bëjmë tërheqës Kosovëm për komunitetin serb, jo po e shihni se komuniteti serb ju është bindur 100 % kërkesave të Serbisë, miëpo mendojë se ka hapsirë që institucionet e Kosovës të bëjnë më shumë në mënyrë që të zhvendoset vëmendja e komunitetit serb karshi institucioneve të Kosovës”, tha ai në Kanal10.
Rashitaj shton se puna në veri për kryetarët e asaj është e vështirë pas bojkotit të komunitetit serb në atë pjesë sepse është shumë e vështirë të ofrosh shërbime për njerëzit që nuk të duan./Gazeta10