Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tabloidi serb sulmon Kanal 10

Gazeta10
03 September 2024 - 14:00

Tabloidi me seli ne Beograd ‘Blic’ ka sulmuar Kanal 10 nëpërmjet një shkrimi ku ka ndjellur urrejtje për prezencën e televizionit kosovar në veri të Mitrovicës.

Sipas kësaj media të afërt me Vuqiqin, prezenca e një zyre të Kanal 10 në veri te Mitrovicës, dhe realizimi i një debati televiziv atje, “janë gisht në sy për serbët e veriut”.

Tabloidi ka ironizuar me qëndrimet e panelistëve në emisionin ‘Politiko’ duke i transmetuar si deklarata të pafytyra sepse pretendojnë se në veri po merret fryme lirshëm.

Kanal 10, nëpërmjet një transmetimi special në mbrëmjen e së hënës, ka dhënë lajmin se do të ketë një zyre në pjesën veriore të Mitrovicës.

Drejtori i përgjithshëm i Media 10 Arben Ahmeti, ka thënë se kjo zyre e televizionit të gazetarëve do t’u shërbejë te gjithë qytetarëve, shqiptarë e serb dhe do jetë filtreri i së vërtetës.

Emisioni i parë i debatit ‘Politiko’ për këtë edicion është transmetuar nga sheshi në veri të Mitrovicës. /Gazeta10/

Shkrimin e tabloidit ‘Blic’ për emsionin e Kanal10 e gjeni në link: https://www.blic.rs/vesti/politika/tv-studio-iz-pristine-albanska-tv-preselila-u-centar-severne-kosovske-mitrovice/tprcr0g

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.