Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Tahiri: Kosova i ka vendet e rezervuara në KiE, i ka tre anëtarë të përhershëm

Gazeta10
11 October 2022 - 20:57

Deputeti i AAK-së, Besnik Tahiri ka treguar se Kosova i ka tashmë vendet e rezervuara në Këshillin e Evropës.

Tahiri në një lidhje të drejtpërdrejt në Politiko, ka treguar se Kosova ka tre anëtarë të përhershëm që kanë të drejtën e diskutimit, raporton Gazeta10.

“Vendet i ka të rezervuara, i ka tre anëtarë të përhershëm që e kanë të drejtën e fjalës në secilën seancë të Asamblesë Parlamentare dhe të drejtën e diskutimit në grupet e amandamentimit”, ka thënë ai

Më tej, ai ka thënë se tani është vetëm hapi i anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.