Presidentin i Serbisë, Aleksandar Vuçiq duke iu referuar takimeve në Bruksel, ka thënë se sot ka qenë një ditë e vështirë për mbarë vendin, raporton Gazeta10.
Vuçiq ka thënë se pavarësisht se i vështirë nuk mund të thuhet se ka përfunduar me sukses ky takim.
“Të dashur qytetarë të Serbisë, një ditë e vështirë lamë pas nesh. Ishte një ditë e vështirë për të gjithë qytetarët dhe për mbarë vendin. Nuk mund të them nëse përfunduar me sukses”, ka theksuar Vuçiq.
Ai ka thënë se shpreson në një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim dhe se do luftojë për paqe dhe stabilitet.
“Po përmbahem nga çdo koment tjetër, sepse shpresoj dhe dua të besoj se është e mundur që me ndonjë mrekulli të arrijmë një zgjidhje kompromisi në ditët në vijim. Kjo është arsyeja pse unë do të vazhdoj të luftoj për paqen dhe stabilitetin”, ka vazhduar ai.
Në fund, i pari i Serbisë, ka thënë se mezi po pret që të kthehet në Serbi.
“Mezi po pres të kthehem në Serbinë tonë”, ka thënë ai në llogarinë e tij në Instagram. / Gazeta10