
Takimi i kryeministrit Albin Kurti me dy diplomatët e lartë të ShBA-së e BE-së, Gabriel Escobarin e Miroslav Lajçak do të zgjasë rreth dy orë.
Ka njoftuar për media, zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu.
Ai ka bërë të ditur se pas përfundimit të takimit do të ketë edhe deklarime për media.
Një ditë më parë, i dërguari i posaçëm i ShBA-ve për Ballkanin PerëndimorEscobar ka thënë për BBC-në se tensionet në veri të Kosovës kanë qenë të shmangshme, dhe i ka bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të marrë hapa drejt uljes të tensioneve.
Gazeta10 do të ju mbajë të informuar.