Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Takimi Kurti-Lajçak, Kryeziu njofton se nuk do të ketë deklarim për media

Gazeta10
13 October 2022 - 10:07

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, u ka thënë gazetarëve se nuk do të ketë deklarim për media pas takimit Kurti-Lajçak, raporton Gazeta10.

Para pak minutash përfaqësuesi special i Bashkimit Europian, Miroslav Lajçak, ka arritur në Prishtinë ku është pritur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Së fundmi është diskutuar një propozim franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi por nuk dihet nëse kjo do të jetë tema e takimit. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.