Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takohen Peci e Ramosaj – diskutojnë për avancimin e sektorit të bujqësisë

Gazeta10
05 October 2022 - 19:10

Faton Peci – Minister i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, sot u takua me Kryetarin e Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në këtë takim, është diskutuar për potencialin bujqësor të kësaj komune, mundësitë e investimeve dhe nevojat që kanë bujqit e kësaj ane, posaçërisht për mundësitë e zhvillimit të turizmit malor dhe agro-turizmit si dy veprimtari që sjellin efekt zinxhiror të të mirave ekonomike.

Peci dhe Ramosaj u dakorduan që të rrisin nivelin e bashkëpunimit mes nivelit qendror dhe atij lokal me qëllim të avancimit të sektorit dhe krijimit të politikave të duhura zhvillimore./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.