
Kandidati për kryetar komune në Obiliq, nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi tregoi për një keqpërdorim ë tenderit nga kryetari i tanishëm, Xhafer Gashi.
Thaçi tregoi për një rrethojë metalike të parkut, për të cilën është paguar shumë më tepër ngase është dashur. Ai përmendi se janë paguar rreth 110 copë ndërsa në park janë të vendosura vetëm 58 copë, kurse me paramasë është paraparë të vendosen rreth 390 copë, shkruan Gazeta 10.
Ai tha se qeverisja aktuale, që nuk e di nëse është e AAk-së apo LDK-së, ka bërë keqpërdorime me tender.
Kryetari i tanishëm, Xhafer Gashi tha se nuk ka qenë një keqpërdorim por ashtu ka qenë e nevojshme për shkak të rrethanave. Ai tha se nëse vërtet ka keqpërdorime, le të merret Prokuroria me këtë çështje, ku edhe i bëri thirrje publike Prokurorisë të vazhdojë hetimet./Gazeta10