Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Theret me thikë një person në Deçan, i dyshuari në arrati

Gazeta10
09 Shtator 2024 - 8:50

Një burrë ka pësuar lëndime pasi është therë me thikë nga një burrë tjetër në Deçan.

Sipas raportit 24 orësh të PK-së, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

Raporti i plotë:

VRASJE NË TENTATIVË

Deçan / 08.09.2024-22:30. Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që i njëjti dyshohet se është therë me një mjet të mprehtë-thikë nga i dyshuari kosovar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Viktima pas tretmanit mjekësor në QMF-Deçan, është dërguar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.