Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Topi pas vizitës në Hagë: Të mos harrojmë atë largim masiv që u zhvillua nga Millosheviqi (VIDEO)

Gazeta10
30 September 2022 - 10:22

Ish Presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, pas vizitës së tij në Hagë ka thënë se nuk duhet harruar largimi masiv që është zhvilluar nga Millosheviqi, raporton Gazeta10.

Topi e ka quajtur Millosheviqin arkitekt të luftrave në Ballkan.

“Të mos harrojmë atë largim masiv, atë gjenocid që u zhvillua nga arkitekti i luftës në Ballkan sikurse ishte i Millosheviqit”, ka thënë Bamir Topi.

Dje gjatë ditës në Hagë kanë qenë ish presidentët e Shqipërisë , Alfred Moisiu, Rexhep Meidani dhe Bamir Topi si dhe ish-kryeministri shqiptar Pandeli Majko dhe Behgjet Pacolli ku kanë vizituar krerët e krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin si dhe Rexhep Selimin.

Kjo vizitë është realizuar me iniciativën e Behgjet Pacolli, ndërsa ish presidentët e Kosovës, Fatmir Sejdiu dhe Atifete Jahjaga kanë refuzuar këtë ftesën. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.