Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Trump jokonvencional”, Gashi me sarkazëm: Shyqyr që Zoti ia ka çu mendët Kurtit mos me shkru në fb

Gazeta10
03 March 2025 - 21:37

Analisti politik, Blerim Gashi ka komentuar tensionet e takimit të 28 shkurtit në mes të presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut të tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, takim ky që u përcoll me tone të ashpërsuara mes dy liderëve.

Gashi ka thënë se heshtja e liderëve kosovarë në raport me Trumpin ka qenë vendim i duhur.

“Shyqyr që ia ka çu Zoti mendtë në kry kryeministrit Kurti mos me shkrujtë najsen në facebook. Derisa sot s’ka reagu, kjo mirë ke”, ka thënë me sarkazëm Gashi.

Megjithatë, ai ka thënë se takimi mes Trumpit dhe Zelenskyt nuk ishte si diçka normale, porse ka theksuar se Trump është i paparashikueshëm.

“A ke normale ajo çfarë ka ndodhur, s’ke. Normal që ndodh. Ka qëllu tash kryeministri Kurti me një kryetar jokonvencial dhe goxha transaksional si Trump është e papërcaktume çka munet dhe si munet me ndodh diçka. Herë dojke paqe me Zelenskyn dhe Ukrainën, herë diktator e here so”, ka thënë ai.  /Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.