Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U godit nga vetura, vdes 58-vjeçarja në Suharekë

Gazeta10
29 Korrik 2024 - 8:57

Një aksident me fatalitet ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Suharekë, ku një automjet ka goditur një këmbësore.

Vdekja e viktimës është konstatuar në Emergjencë, teksa i dyshuari është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, i cili bëri të ditur se bëhet fjalë për një grua të moshës 58 vjeçare.

E ndjera nuk ka mundur t’iu bëjë ballë plagëve dhe ka vdekur.

“Dje me datë 28.07.2024, rreth orës 20:55 është raportuar për një aksident trafiku në rrugën Shirok të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një automjet dhe një këmbësor. Si pasoj e aksidentit këmbësorja ( F.G. 58 vjeç)  ka pësuar lëndime rënda të cilave nuk mundur të ju mbijetoj. Nga mjekët e emergjencës është konstatuar vdekja e saj.”

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.